Beyonce Knowles mund të shkojë në plazh e veshur me rroba dhe sërish të duket bukur.
Këngëtarja është fotografuar në një plazh në Xhamajka në shoqërinë e burrit të saj, Jay Z.
Përkundër temperaturave të larta, ajo kishte shumë rroba në trup, ndërkohë që në kokë mbante një kapelë të gjerë.
Veshja e saj ishte shumëngjyrëshe dhe Beyonce kishte zgjedhur stilin e viteve të tetëdhjeta për këtë kombinim.
Mirëpo, duket se gjithçka ka qenë pjesë e një seti fotografik, prandaj çifti i famshëm është shfaqur i veshur me rroba.
Beyonce dhe Jay Z tashmë e kanë paralajmëruar turneun e përbashkët muzikor, ‘On the Run II’, ndërsa i kanë bërë disa xhirime dhe fotografi promovuese për koncertet që do të pasojnë.
Biletat kanë dalë në shitje ditën e premte dhe janë shitur shumë shpejt. Kanë mbetur vetëm disa bileta për ‘zonën premium’ që kushtojnë nga 350 euro e më shumë.