Në objektin e Bibliotekës Kombëtare, “Handikos” ka përuruar punimet për krijimin e qasjes infrastrukturore për persona me aftësi të kufizuara, raporton Ekonomia Online.
Persona me aftësi të kufizuar bënë gjiro rreth bibliotekës.
Përveç kësaj, në objektin e bibliotekës ishin të vendosura edhe pllaka taktile të cilat shërbejnë për lehtësimin e ecjes lirshëm të persona të verbër.
Organizatori Alban Morina nga organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufi, tha se ky është vetëm fillimi dhe do vazhdojnë edhe me punime të tjera.
“Të gjitha punimet që i keni parë është vetëm një pjesë e projektit. Projekti ka filluar me takime dhe ka kulmuar me publikim e një udhëzuesi është doracaku. Në shumicën e objektit kemi krijuar qasje për personat me aftësi të kufizuar”, tha ai.
Kurse Drejtori i HANDIKOS-it, Afrim Maliqi tha se një projekt i tillë i ndihmon shumë personat me aftësi të kufizuar për lehtësimin e jetesë së tyre.
“Një gjë që është me rëndësi edhe pse është objekti i vjetër, ka mundur të rregullohet dhe të përshtatet nevoja të këtyre personave për të pasur hyrje të qasshme dhe të lehtë” tha Maliqi.
Kurse Eldin Gashi Mentor avokues i fëmijëve më aftësi të kufizuar i përgëzoi për këtë projekt sepse sipas tij, si student i ri i është lehtësuar studimet.
“Këtë vit jam regjistruar si student dhe ndodhta do më bie të vizitojë më shpesh bibliotekën. Në të njëjtën kohë do të kem më të lehtë që te kem qasje ne objekt. Nuk jam përdorues i karrocës por pjerrinat dhe liftet ma ndihmojnë lëvizjen e lirë”, tha Gashi.
Projekti është financuar prej Ministrisë së Kulturës, për të krijuar qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuar, në objektet e trashëgimisë kulturore.