Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se objektivë kryesore është realizimi i brendshëm dhe stigmatizimi i vendeve të punës në bibliotekën “Pjetër Bogdani”.
“Me anë të kësaj projekt rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, objektivat kryesore janë realizimi i brendshëm dhe sistematizimit të vendeve të brendshme në bibliotekë në harmoni te plotë me ligjin për administratën shtetërore të Kosovës”, tha Gashi.