Biblioteka “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, me orar të zgjatur

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Njoftim nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për zgjatjen e orarit të punës në bibliotekën “Sulejman Krasniqi” në Rahovec.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, Bjondina Kleqka, njofton të gjithë studentët dhe lexuesit, që gjatë muajit shtator orari i punës në bibliotekën “Sulejman Krasniqi” në qytetin e Rahovecit.

Zgjatja e orarit të punës bëhet nga ora 08:00 deri në ora 19:00, si dhe të shtunave prej orës 10:00 deri 14:00.

Zgjatja e orarit bëhet për shkak të kërkesave të studentëve të cilët kanë kërkuar për tu përgatitur për provimet në afatin e shtatorit.

Të ngjashme