Bibliotekat pioniere të transformimit kulturor

| 04 Nën 2018 | 14:56 | Nga

Rreth 120 milionë vizitorë në vit përfitojnë nga ofertat edukative e kulturore të bibliotekave gjermane.

Kjo është një arsye për të cilën në muajin shtator, Këshilli Gjerman për Edukim Kulturor publikoi një studim mbi digjitalizimin e shërbimeve të bibliotekave. Një prej rezultateve ishte: digjitalizimi ka efekt shumë pozitiv edhe mbi imazhin edhe renditjen e shërbimeve të bibliotekave.

Për këtë arsye, institucioni kombëtar bibliotekar ka kthyer vëmendjen në një regjion që po e përdor digjitalizimin për të bërë revolucion mbi atë sesi mund të dizajnohen bibliotekat në të ardhmen: shtetet baltike të Letonisë e Lituanisë. A e kanë humbur bibliotekat monopolin e informimit? A mund të gjendet gjithçka që vlen të lexohet, në internet? Shtetet baltike e kanë demonstruar mirë sesi bibliotekat dhe interneti mund të formësojnë një simbiozë shumë të frytshme dhe sesi njohuritë që janë grumbulluar tradicionalisht në biblioteka, përkrah me të dhënat historike dhe memorien e ruajtur nëpër arkiva, mund të jenë të qasshme në një formë më të mirë për publikun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme