Një biçiklist është goditur nga një veturë në rrugën “Ankara” në Prizren.
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 14, një i dyshuar duke lëvizur me veturë ka goditur një biçiklist, shtetas i Shqipërisë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.
Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 18 prej tyre me persona të lënduar.