Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kundërshtari demokrat, Joe Biden rritën shpenzimet në muajin korrik, si pjesë e një fushate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, njoftoi Komisioni Federal i Zgjedhjeve.
Biden, i cili pranoi emërimin presidencial të demokratëve, shpenzoi afërsisht 60 milionë dollarë, ndërsa gati 65 milionë dollarë u shpenzuan si pjesë e fushatës së Trumpit, raporton CNN.
Trump kishte gati dy herë më shumë fonde në muajin prill sesa Biden. Trump, i cili filloi mbledhjen e fondeve për fushatën disa muaj pas marrjes së detyrës në vitin 2017, kishte dyfish më shumë fonde në dispozicion në muajin prill sesa Biden, i cili më pas u bë kandidat de-fakto i demokratëve, transmeton Telegrafi.
Fushata e Trumpit ka shpenzuar 121 milionë dollarë deri në muajin korrik dhe afërsisht 99 milionë dollarë të Bidenit.
Raportet nga të dy fushatat e paraqitura këtë muaj sugjerojnë se ato kanë burime afërsisht të barabarta në dispozicion, duke pasur parasysh burimet e partive të tyre politike.
Biden planifikon të rritë shpenzimet për reklama në muajt e ardhshëm. Biden shpenzoi më shumë se 46 milionë dollarë në reklamat televizive dhe llojet e tjera të reklamave mediatike në muajin korrik. Raportet tregojnë se shpenzimet totale të dy kandidatëve janë rritur për 60 për qind më shumë se në muajin qershor.
Fushata e Trumpit shpenzoi më shumë se 44 milionë dollarë për reklama në muajin korrik gjersa shpenzimet totale u rritën rreth një çerek më shumë se në muajt e kaluar.
Ndryshe, zgjedhjet e 3 nëntorit mund të bëhen më të shtrenjtat në historinë amerikane.