Biden flet si President i SHBA-së: Kjo është dita e Amerikës, demokracia ka triumfuar

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Biden ka thënë se sot është ‘dita e SHBA’ e demokracisë dhe e shpresës.

Presidenti i ri i SHBA ka thënë se është për një fillim të ri, për të shuar mosmarrëveshjet dhe u ka premtuar amerikanëve se do të jetë president për të gjithë si për ata që e mbështetën por edhe për të tjerët që ishin kundër tij.

“Kjo është dita e demokracisë, e shpresës. Kjo është një ditë vendimtare për të gjithë amerikanët. Sot nuk festojmë triumfin e një kandidati por triumfin e vullnetit të njerëzve. Demokracia ka triumfuar.

Para pak ditësh dhuna kërcënoi Kapitolin kur ne donim të kishim atë transferimin paqësor të pushtetit siç ka ndodhur në shekuj. Por dita e sotme është triumfi i forcës sonë si komb. Kemi shumë për të shëruar”, tha Biden.

“Amerika është testuar përsëri dhe Amerika është ngritur në sfidë,” shtoi ai.

Ai tha se “kauza e demokracisë” festohet sot.

“Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh,” tha Biden.

Pasi bëri betimin e zyrës, Joe Biden tha se Dita e Përurimit ishte një festë e demokracisë dhe se “vullneti i njerëzve është dëgjuar”.

“Sot ne festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të një kauze – kauzës së demokracisë. Vullneti i njerëzve është dëgjuar dhe vullneti i njerëzve është marrë parasysh. Ne kemi mësuar përsëri se demokracia është e çmuar Demokracia është e brishtë. Dhe në këtë orë, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar “.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme