Biden: ISIS-i do t’i sulmojë Shtetet e Bashkuara

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Bide, paralajmëroi gjatë një debati mes kandidatëve demokratë për president se luftëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik do t’i sulmojnë Shtetet e Bashkuara për shkak të vendimit të papritur të presidentit Trump për tërheqjen e trupave nga veriu i Sirisë.

“ISIS-i do të vijë këtu. Ata do t’i dëmtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye jemi përfshirë atje në rend të parë”, tha Biden gjatë debatit të transmetuar në rrjetin televiziv, CNN. Ai gjithashtu tha se NATO-ja nuk do të ekzistojë më, nëse Trump i fiton zgjedhjet përsëri vitin e ardhshëm.

Në anën tjetër, presidenti Donald Trump tha javën e kaluar se të burgosurit e arratisur nga një kamp në Siri janë problem i Evropës, kur u pyet se çarë rreziku paraqesin ata. “Ata do të shkojnë në Evropë, ata duan të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Shumë kandidatë demokratë për president e dënuan tradhtinë e presidentit Trump ndaj aleatëve të Amerikës në Lindje të Mesme. Këto qëndrime u dhanë gjatë njërit prej debateve kryesore, i cili u mbajt në Ohio.

Kandidatja Amy Klobuchar tha: “Do të doja të dëgjoj nga ai se si lënia e kurdëve në masakër, lënia e aleatëve tanë në masakër do ta bëjë Amerikën të mrekullueshme përsëri”, shkruan “The Guardian”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme