Biden me Coronavirus, Osmani i dëshiron shërim të shpejtë

Prishtinë | 21 Kor 2022 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden, është infektuar me koronavirus dhe ka simptoma të lehta, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Për këtë ka reaguar menjëherë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka uruar shërim të shpejtë homologut amerikan.

“I urojmë shërim të shpejtë Presidentit Biden. Qytetarët e Kosovës i dërgojnë urimet më të mira”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Sipas njoftimit, ai ka rezultuar pozitiv për Covid-19, mëngjesin e sotëm.

Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës.

“Këtë mëngjes, Presidenti Biden ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Ai është i vaksinuar plotësisht, ka doza përforcuese dhe aktualisht ka simptoma të lehta. Ai ka nisur të trajtohet me Paxlovid. Sipas udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij gjatë asaj kohe”, ka thënë Sekretarja për Media në Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Të ngjashme