Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nënshkruar një projekt-ligj për të ofruar rreth 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.
Shtëpia e Bardhë bën të ditur se e gjithë kjo vjen si pjesë e përpjekjeve për të rritur mbështetjen ushtarake për ta, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Projektligji, i cili do të përcjellë mbështetjen për Ukrainën për rreth pesë muajt e ardhshëm, përfshin rreth 6 miliardë dollarë të buxhetuara për automjetet e blinduara dhe mbrojtjen ajrore.