Biden thotë se pret që Irani ta sulmojë Izraelin ‘herët a vonë’

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, u ka thënë reporterëve të premten në Shtëpinë e Bardhë se ai pret që Irani do ta sulmojë Izraelin.

“Nuk dua që të hyjë në informacione të sigurisë por që pritjet e mia janë herët a vonë”, është shprehur Biden, raporton CNN.

I pyetur se cili është mesazhi i tij në drejtim të Iranit tash për tash, ai është përgjigjur: “S’kam”, transmeton KlanKosova.tv.

Në mesin e shumë pyetjeve që i janë bërë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara

janë të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit.

“Ne do ta mbështesim Izraelin, ne do ta ndihmojmë Izraelin të mbrohet dhe Irani nuk do t’ia dalë”, ka thënë ai.

Të ngjashme