Bideni favorit i qartë, 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Vetëm 100 ditë para se amerikanët ta hedhin votën për presidentin e tyre të ardhshëm, kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden,vazhdon të jetë në epërsi ndaj presidentit Donald Trump në të gjitha anketat.

Megjithatë, sipas analistëve të intervistuar nga rrjeti amerikan CNN, fitorja e Bidenit është larg e të qenit e sigurt në këto zgjedhje të paprecedent, duke marrë për bazë edhe zgjedhjet e kaluara në SHBA.

Sipas një sondazhi të Fox News, këtë muaj, 29 për qind e respondentëve konsiderojnë që koronavirusi është çështja më e rëndësishme me të cilën përballet SHBA, derisa gjysma e asaj përqindjeje çështjen më të rëndësishme e konsiderojnë ekonominë.

E kjo, sipas analistëve, ia vështirëson gjasat për rizgjedhje Trumpit.

Megjithatë, sipas tyre, gjendja mund të ndryshojë, po qe se përmirësohet gjendja epidemiologjike në SHBA.

Të ngjashme