Joe Biden ka folur me presidentin polak Andrzej Duda këtë pasdite para shtypit botëror.
Ai shpjegoi se sa i rëndësishëm është stabiliteti evropian për ShBA-në dhe ripohoi mbështetjen e tij për NATO-n dhe në veçanti nenin 5 – përgjegjësitë e mbrojtjes kolektive.
“Një nga gjërat për të cilat falënderova presidentin ishte fakti se kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë botë është që NATO të qëndrojë absolutisht, plotësisht, tërësisht e bashkuar, që të mos ketë ndarje në pikat e mendimi, se çfarëdo që të bëjmë, ne e bëjmë në unitet dhe të gjithë vijnë së bashku”, tha Bideni.
Bideni tha gjithashtu se e gjithë NATO duhet të marrë refugjatët, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Polonisë në atë proces.