Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sulmet ajrore në Siri gjatë së enjtes, duke u cilësuar si veprimi I parë ushtarak i ndërmarrë nga administrate e Joe Bidenit.
Qëllim i sulmit ishin objektet afër kufirit irakian të përdorura nga grupet e milicisë të mbështetura nga Irani. Nga Pentagoni kanë thënë se sulmet ishin hakmarrje për një sulm të kryer në Irak në fillim të shkurtit, ku kishte mbetur i vdekur një kontraktor civil dhe ishte plagosur një anëtar ushtarak i SHBA-së.