Bie borë në këtë pjesë të Kosovës

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Rënia e temperaturave ditëve të fundit ka bërë që në viset malore të ketë sërish rënie të borës.


Reshje të borës kanë rënë edhe mëngjesin e sotëm në Prevallë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet se tashmë bora ka zbardhur çdo gjë.

Mot jostabil, i vranët dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu parashikohet edhe sot.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.

Të ngjashme