Kosova gjatë muajit prill ka eksportuar produkte në vlerë 32.6 milionë euro.
Ndërsa krahasor me muajin e njëjtë të vitit 2019 ka pësuar rënie për rreth 11.5%.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2020 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
“Eksporti i mallrave në muajin prill 2020 kishte vlerën 32,6 milion euro, ndërsa importi 193,9 milion euro, është një rënie prej (11.5%) për eksport dhe (34.4%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në raport.
E, sasia më e madhe e produkteve të eksportuara janë metale bazë dhe artikujt prej tyre.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (45.3%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (11.2%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (8.5%) produkte të industrisë kimike (8.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.6%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (5.3%) produktet minerale, (4.6%) produkte bimore (3.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet më tej në njoftim.
Rreth 40% e produkteve janë eksportuar në vendet e BE-së, ndërsa prin Gjermania.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 12,4 milion euro, ose rreth (38.2%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (1.1%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.9%), Britani e Madhe (5.6%), Holanda (4.0%), Suedia (4.0%), etj”, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Gjithashtu në muajin prill 2020, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 16,2 milion euro, ose (49.7%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (3.9%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (34.5%), Maqedonia (7.1%), Serbia (3.6%), Mali i zi (3.0%)