Bie nga anija turistike dhe mbijeton dy ditë në det

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 19:00 | Nga

Mund të quhet mrekulli, fatkeqësia e një 32 vjeçareje kineze nga Shanghai e cila thuhet se ka mbijetuar për më shumë se 1 ditë e gjysmë, saktësisht 38 orë në det para se të shpëtohej nga një anije peshkimi.

Sipas mjekëve që e kanë vizituar, gruaja ka mundur që të flejë disa orë në det të hapur.

Historia e të mbijetuarës fatlume është rrëfyer nga gazeta zyrtare China Daily e cila ka bërë publike vetëm mbiemrin e 32 vjeçares, Wang.

Ajo thuhet se ishte në anije bashkë me prindërit, të cilët vunë re mungesën e saj mbrëmjen e së mërkurës pasi ajo kishte thënë se po bënte një shëtitje në kuvertë.

Pas denoncimit të prindërve , rreth 100 vullnetarë nisën kërkimin e saj në anije por pasi nuk gjetën asnjë gjurmë të 32 vjeçares menduan se ajo mund të kishte rënë në det, duke e marrë kështu për të vdekur.

Por surpriza vjen dy ditë më vonë, kur babai i 32 vjeçares merr një telefonatë nga e cila sigurohet se vajza ishte gjallë, transmeton syri.

“Vetëm kur dëgjova zërin e vajzës besova se ajo ishte gjallë, është një mrekulli”, ka thënë babai për të përditshmen kineze “The Paper”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme