Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një 57-vjeçar ka rënë nga një lartësi dhe ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se ai ka qenë duke punuar në një shkollë. Rasti ka ndodhur rreth orës 13:15 në rrugën e Kastriotëve, te godina e një shkolle, ku aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E. L., 57-vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.