Një punëtor i minierës “Trepça” ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.
Dyshohet se ai ka rënë nga një lartësi e objektit.
Kështu ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Zahiti tha se lidhur me rastin kanë nisur hetimet.
“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktkma mashkull 58 vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare dyshhohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Zahiti.