Në Prishtinë në rrethana të panjohura një person ka rënë nga ndërtesa, pasi është konstatur vdekja e viktimës, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Raporti i plotë:
Viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.