Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Liqenit Akumulues në Mitrovicë, ku si pasojë, një veturë ka rënë në liqe.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit, për të nxjerrë veturën e cila ka rënë në liqe.
Sipas raportimit të mediave lokale, në veturë ka qenë një grua, e cila është nxjerrë me kohë dhe ka shpëtuar.
“Sot në mëngjes, një veturë ka përfunduar në mes të ujit të liqenit akumulues në Mitrovicë, por fatmirësisht pa viktima. Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, vetura ka rënë derisa ishte duke e vozitur një grua, por fal intervenimit të kamerierëve që punojnë në restorantet afër, kanë arritur që me kohë ta largojnë gruan nga vetura”, shkruajnë mediat lokale.