Bie numri i infektimeve me Covid-19 në Itali, por ulet edhe numri i testeve

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Pëson ulje numri i të infektuarve të rinj në Itali. Një ditë më parë, shteti apenin numëron 1869 raste të reja me Covid-19, ndërsa 24 orëshin e fundit regjistrohen 1766 raste.

Por kjo ulje mund të lidhet edhe me uljen e numrit të tamponëve, nga 104 mijë në 87770 në 24 orët e fundit.

Sa i përket viktimave, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 të tillë, ndërsa rritet me 100 krahasuar me një ditë më pare numri i të shëruarve, raporton Ora News.

Ndërkohë ka pësuar rritje numri i infektimeve në rajonin e Lazios dhe kryeqytetin Romë duke detyruar Guvernatorin Zingaretti të urdhërojë mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura.

Nga nisja e pandemisë Italia numëron 309,870 të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 35,835 persona.

Të ngjashme