Bie numri i pacientëve me Coronavirus në Belgjikë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Belgjika ka njoftuar për numrin më të ulët të pacientëve që kanë kërkar ndihmë shëndetësore në spitalet e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 127 persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Ky është numri më u ulët që nga 18 marsi.

Kanë kaluar shtatë javë që prej se ky vend ka ndërmarrë masa të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Belgjika është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 46,687.

Autoritetet kanë njoftuar se që nga 4 maji do të fillojnë me lehtësimin e masave të izolimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme