Bie numri i pacientëve të prekur nga gripi sezonal

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 16:35 | Nga

Vetëm muajin e fundit Qendrat e Mjekësisë Familjare u “vërshuan” nga mijëra qytetarë të prekur nga gripi sezonal. Tani, gripi që u raportua se morri përmasa të epidemisë, e që manifestohej me kollitje, ethe, lodhje ka shënuar rënie.

Ka tashmë dy ditë që situata nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare është më mirë, pasi që numri i pacientëve me grip ka filluar të bie.

U.D i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Rrezart Halili, thotë se momentalisht kjo situatë është pak më mirë pasi që numri i pacientëve të prekur nga gripi është në rënie e sipër.

 

Të ngjashme