Në provincën turke të Antalisë, e cila është prekur nga zjarret prej disa ditësh, këtë mëngjes, ka rënë shi.
Në disa pjesë të qytetit ka rënë shi që në orët e mëngjesit.
Shiu ka gëzuar shumë qytetarë në zonat e prekura nga zjarret.
Njëri prej tyre thotë se ishin jashtëzakonisht të trishtuar për zjarrin, por që u gëzuan kur panë shiun.
Reshje Shiu priten pasdite në rrethet Manavgat dhe Gundogmus, dhe në mbrëmje në Alanya.
Duke filluar nga nesër, temperaturat mbi 38 gradë Celsius priten përsëri.