Shitja e automjeteve në Europë vazhdon të bjerë për të shtatin muaj radhazi.
Në mars kjo rënie ishte 4%.
Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), me seli në Bruksel, tha se 1,72 milionë automjete të reja u shitën muajin e kaluar, nga 1,79 milion në mars të vitit 2018.
Italia udhëheq pesë tregjet më të larta në rënie.
Grupi ”Volkswagen” rezultoi me 23,2 % të shitjeve me një rënie të butë prej 1%.
Aksionet e markave luksoze si ”Audi” regjistruan një rritje prej 1,7 %, ndërsa ”Porsche” në rënie me 19%.
Prodhuesi francez i automjeteve ”Renault” është i vetmi midis prodhuesve të automjeteve me rritjen e shitjeve prej 2%, përcjell Atsh.
Shitjet e prodhuesit luksoz gjerman të automjeteve ”Daimler” shënuan rënie prej 13,3 %, ndërsa shitjet e BMW-së u ulën me 2,2 %.