Vlera e aksioneve në tregjet botërore është në rënie për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen e ekonomisë kineze dhe vendosjen e mundshme të tarifave amerikane për makinat evropiane.
Aksionet e prodhuesve të makinave kanë rënë në 1.5 përqind pas deklaratës së përfaqësuesit të Komitetit të Financave të Senatit, Charles Grassley, i cili theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump, është “i prirur” të vendosë tarifa mbi importin e makinave nga Evropa në mënyrë që të sigurojë kushte më të mira për tregtinë e prodhimeve bujqësore.