Bien çmimet e naftës përpara takimit të vendeve të OPEC-ut

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e naftës kanë ra gjatë martës, ndërkohë që investitorët presin që prodhuesit kryesorë në botë të mbajnë premtimet e rritjes së prodhimit gjatë takimit të vendeve të Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Nafta Brent ra me 25 cent në 78.74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane (WTI) ra me 19 cent në 75.89 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se faktori kryesor që po ndikon tek çmimet botërore të naftës për momentin është manaxhimi i ofertës nga vendet e OPEC+.

Sipas ekspertëve, shqetësimet mbi kërkesën për karburant nga përhapja e variantit Omicron po tërhiqen dhe nxjerrja në treg e planifikuar nga rezervat strategjike të naftës është më e vogël se sa pritej. Burimet bëjnë të ditur se karteli pritet të mbajë premtimet e rritjes së prodhimit me 400 mijë fuçi në ditë në muajin shkurt, si çka bërë çdo muaj që prej gushtit 2021.

Në fund, analistët paralajmërojnë se OPEC+ mund të ndryshojë kurs nëse rriten tensionet mes perëndimit dhe Rusisë mbi Ukrainën, apo nëse bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit bëjnë progres, ç’ka pritet të heqë sanksionet e naftës ndaj vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme