Bien nga skela, lëndohen dy punëtorë në Ferizaj

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar pasi kanë rënë nga skelja e një objekti ku po punonin.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Mirash të Ferizajt, dje rreth orës 15:15.

Policia njofton se dy viktimat gjersa kanë qenë duke punuar në skele të një objekti afaristë në ndërtim e sipër kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, inspektori i punës.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Rasti po trajtohet si asgjësim i pajisjeve mbrojtëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme