Disa xhama kanë rënë sor nga plateja qe ndodhet afër Postës, në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, duke rrezikuar qytetarët.
Zjarrfikësit dhe inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë dalë në vendin e ngjarjes, menjëherë sapo janë lajmëruar nga banorët.
Zjarrfikësit i kanë larguar edhe xhamat e tjerë nga kulmi që mbulonte shkallët.
Kjo plate është renovuar para pak kohësh. Madje fillimin e punimeve i kishte përuruar vetë kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.
“Kurrgjë nuk kanë ba, veç pllakat i kanë ndërru. Shkallët nuk kanë as gilindera. Ndoshta po presin që masi të rrëzohet ndonjë fëmijë me intervenu”, tha per Ekonomia Online S. O., banore e një ndërtese afër.