Këngëtarja nga Maqedonia, Big Mama e cila para një muaji i është nënshtruar një operacioni tashmë duket shumë ndryshe.
Big Mama tash e një kohë e kishte ëndërr të dobësohej, pasi kishte shtuar goxha peshë, shkruan lajmi.net.
Bigi para një muaji iu nënshtrua një operacioni për ngushtimin e lukthit dhe largimit të dhjamit nga trupi.
Operacioni i Bigit ishte i vështirë, por duket se ia ka vlejtë për Bigin ngase ajo tashmë është transformuar tërësisht.
Në një foto të publikuar në Instagram, këngëtarja duket shumë më e dobët se më parë.
Fansat në komentet e tyre lidhur me foton janë shprehur të çuditur me ndryshimin e këngëtares.