Taunita Hoxha e cila u aksidentua rëndë ditë më parë në Prishtinë sot është nisur për mjekim në Stamboll.
Hoxha u dërgua me avion të veçantë dhe do të trajtohet në Spitalin Universitar “Bezmi Alem”.
Kjo u mundësua nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë.
Taunita Hoxha përveç plagëve të rënda që mori nga ky aksident humbi edhe fëmijën e saj pasi e njëjta ishte shtatzënë.
Familja e saj nuk ka mundur t’i përballojë shpenzimet për transferim jashtë vendit prandaj edhe ka kërkuar ndihmë financiare.