Anëtari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi ka folur për në lidhje me peticionin i cili u nënshkrua na 30 persona, e i cili kërkon që të mos ndërtohet Xhamia në lagjen Dardania.
Në thelb të këtij peticioni është se plani arkitektonik i projektit të xhamisë që planifikohet të ndërtohet nuk përkon me planin e caktuar nga komuna për atë lagje, kështu që kanë kërkuar ndërrim plani.
Lexo edhe: Peticion në BIK e Komunë për të ndalur ndërtimin e xhamisë në Dardani
Por, gjasat që të ndodhë një gjë e tillë sipas Resul Rexhepit janë ZERO dhe të kota, por që mund të rezultojnë me diçka jo të mirë për ta.
“Ne kemi ndjekur një procedurë jashtëzakonisht transparente dhe qytetarët sidomos të kryeqytetit kanë pasur mundësinë të votojnë dhe kanë votuar këtë projekt. Tash më duket krejtësisht e kotë, që bëhen tentime të tilla, sepse gjithçka mundet të rezultojë të na lejnë neve pa atë xhami dhe asgjë tjetër jo. Tani nuk ka gjasa për ndryshim projekti sepse qytetarët e kanë votuar, jo besimtarët, por qytetarët”, ka thënë Rexhepi për Ndertimi.info.
E së fundi për këtë xhami është diskutuar edhe leja e ndërtimit. Ajo leje ende nuk është dhënë nga Komuna e Prishtinës.
“Leja nuk është dhënë ende. Kjo çështje do të debatohet në nivel komunal. Neve na është premtuar që deri më datën 22-23 të këtij muaji do të përfundojë dhe ne po presim, pasi nuk kemi çka të bëjmë më. Që tri vjet po merremi me këtë projekt dhe tash e 5 muaj e kemi dorëzu në Komunë”, ka përfunduar Resul Rexhepi, duke potencuar se kjo nuk është “xhami personale e individuale”.