Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinion e gjerë se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë Covid-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.
Në kohën e Fitër – Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.
“Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit”.
“Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia”.