Bashkësia Islame e Kosovës thotë se me vëmendje, shqetësim e dhimbje kanë përcjell gjendjen e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në lagjet e Shkupit.
“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, duke lutur Zotin që t’u jap durim e gajret. Ngushëllojmë edhe RIJASET-in e BFI të RM, si dhe Qeverinë dhe popullin e Maqedonisë, duke ndarë dhimbjen dhe ofruar ndihmë tonë simbolike në tejkalimin e situatës së krijuar atje”, thuhet në ngushëllimin e BIK-ut.
“Ditën e premte më 12 gusht, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë do të organizojmë aksionin humanitar për grumbullimin e të mirave materiale për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni”, theksohet në këtë letër ngushëlluese.
BIK u bën apel të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës që të mbështesin dhe të jenë pjesë e aksionit për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.