Bilanc pozitiv: 31 të shëruar dhe 10 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 23:14 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 232 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Të martën janë regjistruar 31 raste të reja shërimi, ndërsa dhjetë raste të reja kanë dalë pozitive nga 250 testime.

Kështu a bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).

Kjo është dita e dytë rresht kur në Kosovë ka më shumë të shëruar se rezultate të reja me infeksion.

IKSHPK ka bërë të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan) dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan),
dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.

Sot më 28 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e një (31) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.955 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë (790) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.110.702 raste të COVID-19 dhe 215.231 raste të vdekjes.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Të ngjashme