Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i viktimave nga përmbytjet që kanë goditur rëndë shtetin Kerala, në jug të Indisë.
Sipas burimeve zyrtare që citohen nga mediat ndërkombëtare, 324 persona kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi natyrore.
BBC shkruan se 150 mijë persona kanë mbetur të pastrehë. Qeveria qendrore ka angazhuar ushtrinë, marinën dhe personelin e aviacionit për operacione masive shpëtimi.
Rreth 10 mijë kilometra rrugë janë shkatërruar ose dëmtuar ashtu si qindra banesa.