Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar edhe për 142 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Kështu, numri total i rasteve pozitive është 5 mijë e 877 raste që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 31 mijë e 541 persona që nga fillimi i pandemisë.
IKSHPK njoftoi edhe për edhe 101 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 mijë e 69 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 669.
E gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e dërguar kështu në 139 numrin e viktimave.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1 mijë e 880 raste, 22 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin
Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 445 të infektuar, 9 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Ferizaj, i cili ka gjithsej 6 viktima, ndërsa ka 427 raste të konfirmuara pozitive.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive, viktimave dhe rasteve aktive për secilën komunë të Kosovës.