Bilanci i fundit i vdekjeve në botë nga Coronavirusi, mbi 10 mijë

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur pasi u infektuan me coronavirus, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Një e dhënë e tillë vjen gati tre muaj pasi virusi u identifikua për herë të parë në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, shkruan CNN.

Që atëherë, virusi është përhapur në çdo kontinent përveç Antarktidës dhe ka infektuar gati 250,000 njerëz në të gjithë botën, sipas vlerësimeve të JHU.

Universiteti është duke ndjekur rastet e raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe burime shtesë.

Situata në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Numri i vdekjeve në Itali tejkaloi atë të Kinës kontinentale dje, dhe sipas Johns Hopkins, vendi tani ka regjistruar më shumë se 41,000 raste.

Ndërkohë numri i të prekurve në SHBA tejkaloi 10,000 të enjten, nga më pak se 100 në fillim të muajit.

Mund të ketë edhe më shumë, pasi jo të gjithë pacientët mund të testohen, sepse SHBA-të aktualisht po merren me një mungesë të rëndë të pajisjeve të testimit.

Megjithatë ka një dritë në fund të tunelit: Autoritetet në territorin e Kinës duket se po bëjnë përparim të dukshëm në ndalimin e përhapjes së virusit brenda vendit – asnjë infeksion të ri lokal nuk është raportuar për dy ditë me radhë dhe 71.150 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitali, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme