Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13 601 raste nga 51 669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 276.
Ndryshe, një ditë më parë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani ka folur për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë.