Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda bëri publik bilancin e dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve.
Qarqet më të dëmtuara nga tërmeti janë Durrësi, Tirana, Lezha, por ndërkohë dëmtime ka edhe në Dibër, Kukës, Fier, Elbasan dhe Berat.
Sa i takon dëmeve në banesa, bilanci aktual është , 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë, 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë, 558 pallate të dëmtuara rëndë, 335 pallate të dëmtuara lehtë , 28 shkolla të dëmtuara dhe 15 kabina elektrike gjithashtu të dëmtuara.
Po kështu:
Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)
Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)
Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:
Të evakuuar:……………………3224
Hotele:……………………………1961
Çadra:…………………………….964
Qendra sociale:………………..867
Familje:………………………….2525
Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.
Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.
Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:
Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:
Durrës – 9 objekte
Thumanë – 8 objekte
Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:
Akutalisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës
Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”
Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)
Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
• Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal
• Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
• Në kompleksin “Miramare”
• Në hotel “Vila Verde”
• Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
• Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
• Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës
Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen një objekti.
Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00, raporton Tch.