Drejtori i Athletic Bilbaos, Rafa Alkorta ka bërë të ditur se klubi dëshiron rikthimin e sulmuesit Fernando Llorente dhe Ander Herreras.
Politika e klubit mundëson vetëm blerjen e lojtarëve baskë dhe këtë politikë synon ta vazhdojë me rikthimin e lojtarëve që para disa sezoneve ishin pjesë ekipit.
Llorente realizoi 118 gola mes viteve 2005 dhe 2013 ndërsa Herrera ishte pjesë e pandashme e ekipit.
“Jemi të interesuar për Javi Martinezin, Ibai [Gomezin], Ander Herreran, Llorenten…” ka thënë Alkorta për La Cadena Ser. “Është e natyrshme se janë në interesin tonë çdo lojtar që mund të luajë për Athleticon”.
“Nuk do të jetë e lehtë, por jemi të interesuar për të gjithë. Nuk kemi bërë ndonjë lëvizje deri më tani. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë”.