Prestigjiozja gjermane, ‘Bild’, ka zbuluar favoritin për stolin e Bayern Munich, pas shkarkimit të Niko Kovac.
Bordi drejtues i Bayern Munich mbrëmë ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin kroat, Niko Kovac, pas rezultateve aspak të mira këtë sezon.
Tashmë, dilema kryesore është se kush do ta marrë timonin e gjigantit gjerman? Mourinho? Allegri? Ten Hag?
‘Bild’ shkruan se favoriti për stolin e bavarezëve është Max Allegri, transmeton lajmi.net.
Emri i ish trajnerit të Juventus lidhet edhe me skuadrën e Arsenal. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë zyrtare nga Bayern, për italianin.
Allegri do të ishte italiani i tretë pas Trapattoni dhe Ancelotti që do të drejtonte Bayernin.