Në ndeshjen e Kosovës me Çekinë ka vazhduar trendi i shitjes së biletave në tregun e zi. Biletat shiteshin nga persona afër stadiumit “Fadil Vokrri” para policisë e cila ishte e pranishme në numër të madh, raporton Ekonomia Online.
Çmimi i biletave sillej nga 50 euro deri në 80 euro.
Ekipi i Ekonomia Online ka kapur pamje të shitjes së biletave.
Disa bashkatdhetarë prapa kamerave ankoheshin për këtë çmim shumë të lartë, por të cilët thanë se pranuan të blinin këto bileta në tregun e zi pasi kanë ardhur enkas për të parë këtë ndeshje.
Me çmimet reale, kjo biletë do duhej të kushtonte vetëm 10 euro.