Billie Eilish ka bërë flokët e bardha për muaj me radhë.
19-vjeçarja ka bërë të ditur se për disa muaj ka qenë duke e mbajtur të fshehur transformimin e saj, kjo që nga mesi i janarit.
Gjatë një sesioni në Instagram të dielën, Eilish është përgjigjur në një numër të pyetjeve për stilin e saj të ri, gjithashtu edhe për atë se pse e ka mbajtur të fshehtë për kaq gjatë.
“Për shkak se janë dashur gjashtë muaj që të kompletohet”, ka thënë ajo.