Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates tha që fondacioni i tij do të investojë miliarda për të financuar fabrika që do të zhvillojnë një vaksinë për të ndaluar Coronavirusin.
Kjo vjen pasi prova e dytë për vaksinën e koronavirusit nga “Inovio Pharmaceuticals”, i mbështetur nga fondacioni Gates, fillon testimin te njerëzit.
“Fondacioni ynë është duke u përpjekur të jetë sa më i dobishëm në një mënyrë shumë konstruktive të jetë e mundur. Dhe kjo është arsyeja pse unë kam biseduar me kreun e kompanive farmaceutike. Ne kemi biseduar me shumë agjenci, duke përfshirë CDC dhe NIH në lidhje me vaksinat dhe ilaçet”, tha Gates.