Bill Gates: Ja kur do të përfundojë pandemia për botën e pasur

| 10 Gus 2020 | 18:39 | Nga

Të gjithë duan të dinë kur do të përfundojë kriza e koronavirusit dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates ka një përgjigje. Por vlerësimi i tij ndryshon në bazë të faktit nëse ju jetoni në botën në zhvillim ose në vendet më të pasura siç janë Shtetet e Bashkuara.

“Inovacioni për përshpejtimin e diagnostikimit, në terapitë e reja, mbi vaksinat është mjaft mbresëlënëse. Dhe kjo më bën të mendoj se për botën e pasur, ne duhet ta mposhtim këtë gjë deri në fund të vitit 2021, dhe për botën në përgjithësi deri në fund të vitit 2022.”, tha Gates në një intervistë, informon dritare.net

Bill Gates: Ja kur do të përfundojë pandemia për

Gates, i cili financon kërkime mjekësore dhe programe vaksinash përmes fondacionit Bill & Melinda Gates, është i vetëdijshëm se edhe nëse parashikimi i tij do të dalë, shpërthimi ka kthyer vite pas, edhe vende të të gjitha madhësive sa i përket rritjes ekonomike dhe përparimit në luftën kundër malaries, poliomielitit dhe HIV. Gates beson se një vaksinë do të krijohet, duke theksuar se për shkak të shkallës dhe problemeve të prodhimit, disa nga vaksinat në zhvillim ka të ngjarë të ndihmojnë vetëm vendet më të pasura. Sa i përket trajtimit për ata që e kanë tashmë sëmundjen, Gates sugjeroi përdorim të gjerë të ilaçit antiviral, remdesivirin dhe deksametazonin kortikosteroid, pasi sipas tij duhen dy muaj që të prodhohen ilaçe të tjera antivirale.

Të ngjashme