Bill Weld i pari që sfidon Donald Trumpin te Republikanët në garën për President

Prishtinë | 16 Pri 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përballë një sfidë të madhe përbrenda partisë së tij në garën për zgjedhjet e ardhshme për President të SHBA-së.

Ish Guvernatori nga Massachusetts, Bill Weld, është i pari prej Republikanëve që ka vendosur ta sfidojë Trumpin më 2020, shkruan BBC.

73 vjeçari ka publikuar një video të fushatës duke përballur modelin e tij me atë të presidentit të tanishëm.

Por ai ka përballë një betejë të fortë për të marrë kreun te Republikanët, parti që është riformuar në imazhin e Trump.

“Unë vërtet mendoj se nëse kemi gjashtë vjet më me gjëra të njëjta në Shtëpinë e Bardhë, dhe nëse edhe dy vjet shkojnë ashtu do të ishte tragjedi politike”, ka thënë Weld për CNN.

“Kështu unë do të turpërohesha nga vetja nëse nuk do të zgjasja dorën dhe të garoja”.

Weld ka qenë guvernator në Massachusetts nga viti 1991-1997, pasi kishte shërbyer në Departamentin e Drejtësisë nën Presidentin Ronald Reagan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme