Billie Eilish denoncon personin i cili e vizitonte vazhdimisht në shtëpi

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Artistët e ndryshëm në mbarë botën kanë fansa të shumtë, që bëjnë gjithçka për t’i parë idhujt e tyre.

Kjo nganjëherë edhe di të eskalojë, pasi për shkak të dëshirës për ti takuar ata, fansat kthejnë dëshirën në kërcënim.

Me një gjë të tillë është ballafaquar edhe këngëtarja e njohur Billie Eilish, e cila ka denoncuar një person, pasi ai e vizitonte në mënyrë të vazhdueshme të shtëpi.

Prenell Rousseau, i cili jeton në Long Island të New York, është parë në shtatë herë në rezidencën e këngëtares me katër dhe pesë maj, shkruan The Guardian.

Sipas burimeve, ai kishte tentuar që të kontaktojë me Eilish përmes prindërve të saj, duke qëndruar 91 metra larg tyre.

Pasi e denoncoi rastin në polici, Billie kishte thënë: Teksa prisnim sigurimin, Rousseau mbeti brenda oborrit, dhe u ul për të lexuar një libër, derisa edhe zhvillonte një monolog. Babai im i kërkoi atij të largohej, por ai refuzoi”.

Rosseau pas të gjithë këtyre deklaratave është arrestuar, për futje pa leje në pronën e këngëtares.

Ndërkaq, Billie është bërë njëra nga artistet më me famë në SHBA, ku edhe arriti top listat përmes albumit “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”, në vitin 2019.

Të ngjashme